Inglo Gerlach po vizitonte një kopsht zoologjik në Holandë, kur një gorillë ia ngriti gishtin e mesëm, në atë që duket si një sjellje e ulët.
Vizitori 65-vjeçar mbeti i habitur me këtë veprim, të cilin arriti ta kapte në fotografi, transmeton Telegrafi.
“Dukej se nuk ishte në humor të mirë, andaj më përshëndeti në këtë formë. Megjithëse, për rreth kishte shumë aktivitete për të bërë, derisa gorillat tjera ishin më energjike”, ka thënë Gerlach.
Imazhi që e postoi në llogarinë e tij, u shpërnda menjëherë në rrjetin social duke grumbulluar edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/