Analisti politik, Dukagjin Gorani ka goditur klasën politike në Kosovë. Ai ka thënë se shoqëria kosovare ka ardhur në atë pozitë që duhet të zgjedh ndërmjet dy kategorive: banditëve dhe ekstremistëve.
“Mbasi kemi ardhë deri në këtë shkallë, atëherë qytetarët më përpara do t’i zgjedhin banditët, sesa ekstremistët”, ka thënë ai.
Sipas Goranit, banditët janë më të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe kësisoj qytetarët do t’i zgjedhin ata. Aintha se këta banditë kanë synime që të vjedhin e të plaçkitin siç kanë bërë deri më tani.
Ai ka thënë se populli nuk mund t’i ketë përfaqësues pozitën e zëdhënës opozitën.
Gorani thotë se nëse gjërat në Kosovë vazhdojnë të zhvillohen në këtë ritëm dhe në këtë frymë ashtu si sot, brenda dy javësh vendi mund të ndodhet në një konflikt.
“Ky popull e ka votu këtë qeveri dhe ky popull ka votu që 2/3 e Kuvendit ka votu mos me qenë me juve. Mos flisni shumë në emër të popullit dhe mos flisni duke idealizu krejtësisht në nivel abstrakt. Ky popull 2/3 ia kanë dhënë votat këtij koalicioni. Ky popull nuk mund të ju ketë juve zëdhënës e pozitën përfaqësues. Nëse kemi me vazhdu kësisoj të bisedojmë për gjëra të pamundshme, ne mund të hyjmë edhe në konflikt. Pas vezëve që janë shpërndarë në Kuvend, natyrisht diçka do të vjen më e dhunshme. Nëse dalin në protestat në rrugë, tybe me vo nuk e kanë ndërmend me u gju. Për një javë dy, nëse vazhdon kjo frymë unë shoh eskalim të situatës deri në konflikt”, ka thënë ai.