GoPro në vështirësi, largon 300 punonjës

E publikuar: 06/01/2018 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i shquar i kamerave të aksionit GoPro do të shkurtojë 200 deri në 300 vende pune në divizionin e dronëve këtë javë raportoi TechCrunch.

Largimet nga puna janë pjesë e një strategjie madhore ristrukturimi shkruante TechCrunch duke cituar letrën e largimit dërguar një punonjësi.

Punonjësit u liruan nga detyra ditën e Enjten ndërsa do të vazhdojnë të paguhen deri më 16 Shkurt.

Kompania GoPro, kamerat e të cilës janë shumë popullore mes surfistëve, skydiver-ave dhe sporteve të ndryshme, vitet e fundit ka hasur vështirësi ndërsa rivalët janë shtuar e telefonët inteligjentë përmirësuar.

GoPro ende nuk ka komentuar lajmin. Në Shtator kompania prezantoi Hero6.

Hero6 realizon video 4K me 60 frekuenca në sekond, 2.7K me 120 frekuenca në sekond dhe 1080p me 240 frekuenca në sekond. Hardueri i ri shton gjithashtu zmadhimin dhe fokusin me anë të prekjes./PCWorld Albanian