GoPro është përballur me disa sfida të vërteta biznesi në muajt e fundit por prodhuesi i njohur i kamerave ka arritur të ruajë pozitat e forta në këtë industri.
Kompania sot zbuloi se ka shitur 30 milion kamera aksioni Hero që kur modeli i parë debutoi 9 vite më parë.
Hero5 Black është shitur në 4 milion njësi dhe është produkti më i suksesshëm i kompanisë.
Pavarësisht këtyre arritjeve GoPro ka nevojë për më shumë se kaq për tu kthyer në një biznes fitimprurës.
Së fundi kompania filloi të licenconte teknologjinë e sensorëve dhe lenteve të kamerave për Jabil. /PCWorld Albanian