Google vendos masa të ashpra për aplikacionet që përdorin SMS dhe regjistrin e telefonatave

E publikuar: 17/01/2019 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka vendosur të implementojë rregulla të reja në Play Store për mënyrën sesi lejet për përdorimin e “SMS” dhe Regjistrit të telefonatave” shfrytëzohen nga aplikacionet.

Nën rregulloren e re vetëm disa lloje aplikacionesh do të kenë akses në SMS dhe regjistrin e thirrjeve.

Çdo aplikacion që kërkon akses por nuk përmbush kërkesat e Google do të hiqet nga Play Store.

Politika e re u prezantua për herë të parë në Tetor ndërsa nga kjo javë do të fillojë dora e hekurt e Google.

Google thotë se vetëm “një aplikacion i cili është përzgjedhur si i preferuar nga përdoruesit për të kryer thirrje dhe dërguar mesazhe duhet të ketë akses në SMS dhe regjistrin e telefontave.”

Edhe pse ky qëndrim është rishikuar dhe ka përjashtim, një gjë është e sigurtë, aksesi në SMS dhe regjistrin e telefonatave do të mbikëqyret rreptësisht.

Google thotë se masat e reja janë për mbrojtjen e përdoruesve. Lejet e SMS dhe regjistrit i japin akses një aplikacioni në tërë listën e kontakteve dhe listën e atyre me të cilët kanë komunikuar.

Pavarësisht rëndësisë dhe informacionit sensitiv që kanë këto komponentë, shumë aplikacione kërkojnë leje për përdorimin e tyre.

Google ka lançuar një faqe ndihme për ata që duan më shumë sqarime rreth rregullave të reja. Ajo përmend edhe “përjashtime të përkohshme” në përdorimin e SMS dhe telefonatave.

Si do të aplikohet rregullorja e re?

Politika e re do të aplikohet nën modemin njerëzor por edhe si një proces automatik. Kur zhvilluesit ngarkojnë një aplikacion në Play Store, ato e bëjnë përmes Google Play Developer Console e cila automatikisht tregon ndërtimin e aplikacionit.

Gjatë këtij procesi vlerësohen edhe lejet që kërkon çdo aplikacion dhe ato që kërkojnë leje për të aksesuar SMS dhe regjistrin e thirrjeve do të dërgohen për rishikim nga një moderator.

Zhvilluesit duhet të plotësojnë Deklaratën e Lejeve të Google Play dhe të shpjegojnë pse duan akses në SMS dhe regjistrin e thirrjeve, një shpjegim do rishikohet nga një moderator.

Politikat e reja janë një front i ri i përpjekjes së Google për të mbikëqyrur ekosistemin Android. Prej vitesh Play Store ka qenë një pre e lehtë për aplikacione dashakeqëse të cilat kishin për synim vjedhjen e informacioneve të përdoruesve apo keqpërdorimin e tyre. /PCWorld Albanian