Në shkurt ka qarkulluar një lajm sipas të cilit autoritetet italiane ishin duke kërkuar nga Google rreth 200 milionë dollarë për taksa.
Këto autoritete kishin deklaruar se Google kishtë shmangur pagesën e taksave në Itali, gjatë periudhës 2008 deri 2013, duke lëvizur paratë e tyre përmes Irlandës.
Google tani ka arritur një marrëveshje me autoritetet e taksave në Itali dhe do të paguajnë 306 milionë dollarë për të filluar hetimin.
Autoritetet italiane të taksave poashtu kanë deklaruar se kanë filluar procesin e marrëveshjes që do të garantoj se Google paguan taksat në mënyrë të rregullt në Itali gjatë të ardhmes.
Një numër i kompanive kanë pësuar kritika të ndryshme në Evropë kohën e fundit për mënyrën se si i menaxhojnë pagesat e taksave.
Google poashtu është duke u përballur me një hetim në Francë, ku autoritetet atje deklarojnë se kompania ka borxh prej 1.6 miliardë eurosh për taksat e papaguara.