Google sjell asistentin virtual në Android 5.0 Lollipop dhe 6.0 Marshmallow

E publikuar: 14/12/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google Assistant, rivali i Siri, Cortana dhe Alexa, është i disponueshëm prej kohësh në disa modele telefonësh dhe tabletësh.

Falë fragmentimit të ekosistemit Android, shumë telefonë të vjetër nuk marrin më versionet e reja të Android që kanë Assistant të integruar.

Megjithatë Google ka vendosur të sjellë asistentin virtual edhe tek telefonëve me Android 5.0 Lollipop dhe tabletët me Android 7.0 Nougat dhe 6.0 Marshmallow.

Lollipop debutoi në 2015-ën ku sipas Google 26% e telefonëve janë me këtë sistem operativ. Afro 30% funksionojnë me Android 6.0 Marshmallow.

Me një përditësim të Google Play Services këta telefonë dhe tabletë do të kenë akses në Google Assistant.

Nëse posedoni një telefon me Android Lollipop së shpejti do të merrni një përditësim. Duke qenë se Assistant nuk është i integruar në lançuesin e versioneve të vjetra të Android, duhet të hapni aplikacionin përpara se ti drejtoni një pyetje apo kërkoni informacion përmes komandave zanore. /PCWorld Albanian