Zhvilluesve të rinj të aplikacioneve Android në platformën e Google mund tu vonohen publikimet e aplikacioneve ndërsa në fuqi kanë hyrë më shumë kontrolle.
Google tha se do të rriste kontrollet ndaj krijuesve të aplikacioneve për të adresuar zhvilluesit e këqij.
Këta të fundit jo rrallë herë krijojnë llogari të reja për të shmangur kontrollet tha Google. Të tjerë hakojnë llogari ekzistuese dhe përdorin reputacionin e mirë të zhvilluesve të vjetër.
Një kompani e sigurisë kibernetike tha se lëvizja e Google pritet të ketë impakt pozitiv. Lookout tha se një zhvillues maluerësh kishte përdorur 707 ID të ndryshme për të shmangur zbulimin.
Tani e tutje krijuesit e aplikacioneve që nuk kanë një “të kaluar” me Google do të kontrollohen më në detaje. Kështu kompania do të marrë disa ditë përpara se të aprovojë llogari të reja.
Lëvizja e fundit vjen pasi Google ndryshoi politikat për të detyruar krijuesit e aplikacioneve të zbulojnë çfarë të dhënash grumbullojnë dhe të kufizojë aksesin në disa funksione të telefonëve.
Google insistoi se krijuesit e aplikacioneve duhet të sigurohen se programet e tyre funksionojnë me API-të më të fundit. Aktualisht ato janë të detyruar të përdorin API e Android 9 që debutoi në Gusht të 2018-ës.
Ndryshimet vinë pak ditë përpara se të mbajë konferencën vjetore IO më 7 Maj. Në këtë aktivitet pritet një telefon i ri Pixel. /PCWorld Albanian