Google Search është mbase destinacioni i parë ku njerëzit mund të kërkojnë informacion online në tërësi dhe për kompanitë në veçanti.
Gjigandi i internetit ditën e Premte lançoi një panel të ri për bizneset kur pronarët e tyre mund të editojnë dhe shtojnë informacion nga rezultatet e kërkimit.
Zakonisht pronarët e bizneseve mund të shtojnë dhe të bëjnë kërkesë për bizneset e tyre nga shërbimi Google My Business të cilin më pas mund ta përdorin për të përditësuar informacionet e kontaktit, orët gjatë të cilëve qëndron hapur, të shtojnë foto e shumë të tjera.
Tani do të jetë më e lehtë për pronarët të editojnë profilet e bizneseve të tyre thjesht duke kërkuar për emrin e biznesit në Google Search.
Sigurisht duhet të jeni i kyçur në llogarinë tuaj për të aplikuar ndryshime.
Për pronarët i gjithë procesi do të jetë edhe më i lehtë në rast se duan të përditësojnë orarin apo të shtojnë foto të reja. Saherë që kërkojnë për biznesin e tyre në Google do të ftohen për të bërë ndryshime.
Gjithashtu ata do të marrin informacion edhe rreth numrit të shikimeve nga paneli i ri si dhe nëse ka foto apo vlerësime të reja. /PCWorld Albanian