Marka e Android Wear u prezantua për herë të parë në 2014-ën ndërsa sot u zëvendësua me një emër të ri: Wear OS.
Një faqe e Google ka konfirmuar ndryshimin. Wear OS ka një slogan të ri: “Bëjeni që çdo minutë tja vlejë.”
Platforma e cila funksionon në Android dhe iOS, numrin më të madh të përdoruesve nga sistemi operativ i vetë Google.
Por në 2017-ën, sipas gjigantit të motorit të kërkimit, 1 në 3 përdorues përdorte një iPhone.
Sot mbi 50 fytyra të Android Wear (Wear OS) kanë goditur tregun ndërsa markat e njohura të modës kanë gjetur hapësirë në ekosistemin e ri.
Pritet që Google të flasë më shumë rreth ambicieve të sistemit të ri operativ në Konferencën e Zhvilluesve I/O. /PCWorld Albanian