Secili prej nesh ka patjetër një llogari Gmail të mbushur plot promocione të cilat nuk i kujtojmë kur jemi regjistruar, megjithatë Google ka përgatitur një zgjidhje.
Android Police raportoi se Google ka sjellë një veçori të re e cila bën të mundur anulimin e abonimeve për promocionet të cilat nuk i keni hapur për të paktën një muaj.
Veçoria e re, e cila funksionon jo vetëm në desktop por edhe aplikacionin mobil, përbëhet nga një kartë “Inbox Tip” e cila ju kërkon të anuloni abonimet për një dërgues të caktuar.
Karta ofron opsionin për anulimin e abonimit ose injorimin e njoftimit. Veçoria ende nuk është e disponueshme për të gjithë përdoruesit.
Veçoria e re do të funksionojë vetëm me e-mail-et që Gmail i konsideron si promocione.
Google vazhdimisht ka punuar për zhvillimin e aplikacionit duke sjellur funksionalitete të reja. Vlen të përmenden “Replikat Inteligjente” dhe “Monitorimi i Inbox-it.”
Gjithashtu në Shtator kompania solli një përditësim i cili konvertonte numrat e telefonit dhe adresat e e-mail-et në hyper-lidhje, duke kursyer kohë me kopjimin dhe ngjitjen e informacionit. /PCWorld Albanian