Shumica e drejtuesve të automjeteve mbështeteshin tek pajisjet GPS të Garmin për të udhëtuar në distanca të gjata dhe për një arsye të fortë: limitet e shpejtësisë. Një funksion i tillë i mungon një prej aplikacioneve më të mira të hartave siç është Google Maps.
Megjithatë sipas raportimeve momentin i shumëpritur ka ardhur. Google ka filluar të implementojë funksionin e limiteve të shpejtësisë në Android dhe iOS për disa vende të botës.
Në këtë listë janë Australia, Brazili, Danimarka, Kanadaja, India, Indonezia, Meksika, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
Funksioni është në testime prej 2016-ës dhe vetëm në disa rajone të caktuara, jo në nivel vendesh.
Me përditësimin e ri Google do të gjendet më pranë konkurrentëve si Waz, Here Maps apo Garmin. /PCWorld Albanian