Google lëshoi një përditësim në Hangouts ditën e Mërkure i cili transformon aplikacionin nga një mjet komunikimi për masat në një konkurrent të drejtpërdrejtë të Slack dhe Microsoft Teams.
I quajtur Hangouts Chat, ai sjell komunikim mes punonjësve dhe komunikim në grup.
Gjiganti i kërkimit online prezantoi shërbimin në Mars të vitit të kaluar ndërsa për herë të parë ai do të jetë i disponueshëm për të gjithë konsumatorët nga dita e Mërkure.
Hangouts Chat do ti bashkohet suitës së produktivitetit G Suite të Google përdorur nga 4 milion biznese në mbarë botën të cilët paguajnë 25 dollarë në muaj për përdorues.
Hangouts erdhi si shërbim pa pagesë në 2013-ën. Por Google gradualisht zhvendosi fokusin e tij drejt bizneseve.
Megjithatë këta të fundit kanë opsione të tjera si Slack i cili numëron 50,000 ekipe pune me pagesë.
Microsoft Teams ofron funksionalitete të ngjashme me pakon Office 365 e cila dominon mbi atë të G Suite.
Microsoft zë 37% të tregut me Slack vetëm 5% sipas firmës analitike IDC.
Por Google do të vijojë të ofrojë një versione falas të Hangouts. Sakaq versioni me pagesë ofron biseda në grup me 8,000 pjesëmarrës. /PCWorld Albanian