Google përditësoi ditën e sotme politikat e Play Store për të ndaluar aplikacionet të cilat shesin apo ndihmojnë në shitje e marijuanës edhe në vende ku droga është e lejuar.
Aplikacionet të cilat kanë opsione për shitjen e drogës rrezikohen të hiqen nga Play Store në 30 ditët e ardhshme.
Politika e re në mënyrë eksplicite nuk lejon në Play Store aplikacione që shesin produkte të marijuanës. Aplikacionet si Weedmaps apo Eaze duhet të ndryshojnë shërbimin ose të përballen me bllokime.
Ndryshimi i politikave nuk përbën surprizë sepse Google ka aplikuar ndalime të ngjashme edhe për aplikacionet e shitjes së duhanit. Google është përpjekur të krijojë një imazh miqësore për Play Store së fundi.
Sigurisht kompania nuk është e vetme që ka aplikuar politika të tilla. Shumë banka refuzojnë të përpunojnë pagesat e distributorëve të drogërave nga frika se mund të shkelin ligjet federale të cilat ende e konsiderojnë shitjen e drogës të jashtëligjshme. /PCWorld Albanian