Në rrjetet sociale ditët e fundit po qarkullojnë thashetheme se këngëtari i famshëm Eminem, ka ndërruar jetë.
Kjo gjë si duket nuk është pritur aspak mire nga adhuruesit e këngëtarit, dhe kane shpërthyer në komente skeptike rreth këtij lajmi.
Lajmi rreth vdekjes së yllit botëror është shfaqur në momentin që kërkimet në Google kanë nxjerrë një date të rreme për vdekjen e tij, duke pretenduar se Eminem ka ndërruar jetë më 10 dhjetor 2023 në Madison Wisconsin.
Tensionet dhe zhurma e madhe nisën në momentin që një llogari Pop Base në platformën X, theksoi se faqja e Eminem në Wikipedia, nxori datën e rreme të vdekjes së tij.
Kërkimet në Google që jepnin lajme të rrema lidhur me këtë rast, nxitën më shumë fansat dhe adhuruesit e këngëtarit duke menduar dhe besuar se ai mund të kishte ndërruar jetë me të vërtetë.