Kompanitë teknologjike kanë qenë pjesë e përballjeve të shpeshta ligjore. Së fundmi Google ka qenë pjesë e një gjyqi në Gjykatën e Apelit në Britani.
Si pasojë e gjykimit të trupit gjyqësor, Google është shpallur fajtor. Gjyqi kishte të bënte me të drejtën e konsumatorëve për të paditur motorin e kërkimit për shkak të privatësisë.
Një grup përdoruesish të Safari shprehën pretendimet e tyre se Google kishte ndërhyrë në konfigurimet e sigurisë të shfletuesit Safari duke instaluar disa mjete gjurmuese. Më pas ky informacion i mbledhur në mënyrë jo ligjore pa dijeninë e përdoruesve, do të përdorej për reklamat online. Nga ana tjetër Google u shpreh e pakënaqur me vendimin e trupit gjyqësor. Safari është një shfletues i përdorur gjerësisht në pajisjet Apple ndaj dhe përdoruesit e tij janë me miliona.
Google është munduar ta kundërshtojë vendimin duke raportuar se përdoruesve nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmi nga kjo gjë. Por gjyqtarët nga ana tjetër vazhduan ti qëndronin besnik vendimit të tyre se veprimi i Google përbën një shkelje ligjore dhe cënon privatësinë e përdoruesve, për këtë arsye duhet të dënohet.
Realisht kjo çështje prek miliona përdorues britanik të cilët kanë përdorur kompjuterat, tabletët dhe smartfonat e kompanisë Apple, kryesisht gjatë periudhës verë 2011-pranverë 2012. Google, kompania që fiton miliona lekë nga reklamat online, pohoi se ajo nuk ishte në dijeni të këtij përgjimi të përdoruesve të pajisjeve Apple.
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Google pagoi 40 milion dollar si pasojë e humbjes në një çështje gjyqësore në Shtetet e Bashkuara dhe tanimë dënohet përsëri nga Gjykata e Apelit në Britani. (PCWorld Albanian)