Google ka hequr një hartë të Kurdistanit nga shërbimi i hartave My Maps ku përdoruesit mund të krijojnë hartat e tyre.
Harta në fjalë tregonte kufijtë e Kurdistanit, një rajon historikisht i banuar nga Kurdët dhe shtrihet në Iran, Turqi, Siri dhe Irak.
ICYMI: Google erases #Kurdistan from maps in compliance with Turkish gov.https://t.co/392R3X8Uue#TwitterKurds #Turkey pic.twitter.com/D5ids6pVOy
— Kurdistan 24 English (@K24English) December 27, 2018
Sipas grupit mediatik të Kurdistanit, Rudaw, gjigandi i teknologjisë vendosi të hiqte hartën nën presionin e qeveritë Turke.
Kurdët janë një grup etnik të cilët konsiderohen si kombi më i madh në botë pa një shtet. Përllogariten që sot ka 15 milion Kurdë ku 18% e popullsisë jeton në Turqi. /PCWorld Albanian