Beteja kundër pornografisë së fëmijëve do të mbështetet tani edhe nga kompanitë më të mëdha teknologjike të Silicon Valley. Facebook, Google, Microsoft, Yahoo dhe Twitter po punojnë me Fondacionin e Mbikëqyrjes së Internetit në Britani (IWF) për të përfshirë një sistem të ri që do të zbulojë dhe bllokojë pamjet pornografike të fëmijëve në internet.
IWF, një fondacion bamirësie, ka krijuar një teknologji të re që ju mundëson të etiketoni foto të abuzimit seksual me kode që funksionojnë si gjurmë gishtash digjitale. Kjo shenjë gjenerohet nga një algoritëm; sapo i bashkëngjitet një foto ajo shërben për të identifikuar një foto specifike kundrejt një liste me hashtagët ofendues.
Sapo zbatohet sistemi, çdo foto që është ngarkuar në Facebook, Twitter ose tek çdo uebsajt tjetër pjesëmarrës skanohet. Nëse fotoja është etiketuar më parë nga IWF, sistemi do të identifikojë kodin e saj dhe do ta ndalojë automatikisht që të ngarkohet dhe të shpërndahet.
Fondacioni llogarit që mund të heqë aktualisht 500 faqe ueb në ditë që përmbajnë pamje pornografike të fëmijëve, dhe ky numër mund të rritet vetëm nëse rritet lista e kodeve dhe identifikohen sa më shumë foto. Me mbështetjen e gjigantëve të teknologjisë, ky numër me siguri që do të rritet edhe më shumë.