Google do të sjellë një pamje të re për Gmail në ueb

E publikuar: 11/04/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka planifikuar një dizajn të ri për ndërfaqjen e uebit të Gmail dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Në një e-mail drejtuar administratorëve të G Suite kompania shpjegon disa prej veçorive të reja të dizajnit të ri.

Google sjell këtë ndërfaqe me premtimin e një pamjeje më të pastër dhe të thjeshtë të llogarive Gmail.

Megjithatë kompania ka mbajtur të fshehtë elementët e dizajnit të ri. Pak muaj më parë kompania solli një pamje të re edhe për Google Calendar ma ikona, ngjyra dhe kuti aktivitetesh të reja.

Në tërësi ky dizajn i Google Calendar në ueb përkonte me atë në platforma mobile, andaj presim një lëvizje të ngjashme në Gmail.

Në 2014-ën kompania solli një dizajn radikal për Gmail por vetëm përmes aplikacionit Inbox duke lënë origjinalin në Gmail. /PCWorld Albanian