Google ka eksperimentuar me zhbllokimin e celularëve duke përdorur fytyrat e personave, por duket se tani ka gjetur mënyrën që telefoni të qëndrojë i zhbllokuar sa kohë që është në dorën, prehrin apo xhepin e pronarit.
Disa përdorues celularësh Android kanë vënë re se “on-body detection” është një veçori e re e celularëve që ndjen kur aparati po mbahet në dorë apo po qëndron mbi tavolinë. “On-body detection” është vënë re në menunë “Smart Lock” të një celulari Nexus 4 që përdorte një sistem operimi Android Lollipop.
Pasi zhbllokohet celulari, ai qëndron i hapur derisa të vendoset mbi tavolinë ose mbi çfarëdo sipërfaqeje tjetër.
“On-body detection” është e reja e fundit e Google në një përpjekje për të mos u marrë shpesh me kodet e sigurisë. Javën e kaluar, Microsoft-i njoftoi se aparatet me “software” Windows 10, që do të nxirren në treg pas disa muajsh, mund të zhbllokohen duke i parë ose me anë të shenjës së gishtave./infosot/