Google braktis politikën kontroverse “first click free”

E publikuar: 02/10/2017 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google do të braktisë politikën e saj kontroverse e cila detyrohen publikuesit e lajmeve dhe përmbajtjeve me pagesë të ofronin artikuj falas nëse donin hapësirë në rezultatet e kërkimit të Google.

Kjo lëvizje vjen në mbështetje të rritjes së abonimeve dixhitale me pagesë. Kompania tha se do të zëvendësojë politikën e saj “first click free” e cila kërkon nga publikuesit të ofrojnë të paktën 3 artikuj në javë falas.

Përkundrazi kompania do të ofrojnë të njëjtin model fleksibël si për të gjithë publikuesit e tjerë që ofrojnë përmbajtje pa pagesë.

Ky model i Google është kritikuar ashpër nga publikues të njohur si Axel Springer dhe themeluesi i News Corp Ruper Murdoch.

Muajin e kaluar CEO i News Corp Rober Thomson, kompani e cila publikon Times dhe the Sun, zbuloi në një konferencë se Google do të hiqte sistemin në fjalë duke ndihmuar të ndryshimin fundamental të ekosistemit të përmbajtjeve.

Ai tha: “Nëse nuk ofronin artikuj falas, virtualisht do të zhdukeshit nga kërkimi. Duke pasur në konsideratë fuqinë e platformës së Google, diçka e tillë disavanatzhon përmbajtjet cilësore.”

Lëvizja e Google erdhi pas feedbackut nga publikuesit dhe lexuesit e New York Times dhe Financial Times. /PCWorld Albanian