Gennady Golovkin arriti të mbronte me sukses titullin e peshës së mesme në boks pasi rrëzoi në raundin e dytë me nokdaun rivalin Dominic Wade. Mbajtësi i gjerdanëve WBA dhe IBF siguroi fitoren e 35 në karriërën e tij perfekte ku nuk numëron asnjë humbje, ndërsa 32 suksese i ka arritur përpara kohës së rregullt. Kur kishin mbetur edhe 23 sekonda nga përfundimi i raundit të dytë, Golovkin arriti ta rrëzonte kundërshtarin, duke mbrojtur me sukses për të 16-ën herë gjerdanët e tij. Ndeshja u zhvillua në praninë e 16,353 të pranishmëve në Los Angeles dhe u transmetua direkt në paketën Supersport ku brenda 5 minutave, boksieri nga kazakistani e shtriu tre herë në ring kundërshtarin, i cili ngriti flamurin e bardhë në rrëzimin e raundit të dytë. Kjo ishte përballja e 22 rresht që 34-vjeçari e mbylli me nokaut dhe gjatë të dy raundeve ai ishte superior në çdo aspekt ndaj rivalit amerikan që lëshoi vetëm 22 grushta. Tashmë rruga për boksierin kazak hapet drejt një tjetër sfide prestigjoze pasi Saul “Canelo” Alvarez ose Amir Khan do ta sfidojnë për t’i shkaktuar humbjen e parë në karrierën e tij. Gjithsesi, tashmë pak rëndësi ka emri i kundfërshtarit të radhës sepse Golovkin ka arritur të tërheqë vëmendjen e botës së boksit për shkak të ecurisë fantastike./supersport/
Golovkin pa rivalë, mposht edhe Dominic Wade
NGA KATEGORIA