Goli fantastik i Zhegrovës ndaj Lorientit (Video)

E publikuar: 14/01/2024 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të lartë te skuadra e Lillet, duke shënuar gol në fitoren 3-0 ndaj Lorientit, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligue 1.

Zhegrova ka realizuar gol të bukur në minutën e 93’, me një goditje jashtë 16-metershit.

Përndryshe, golin e parë në ndeshje e shënoi Jonathan David, në minutën e 37’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Remy Cabella realizoi golin e dytë në minutën e 90’, me futbollistin kosovar që shënoi tre minuta më vonë për rezultatin përfundimtar 3-0.

Lille pas fitores renditet në vendin e pestë me 31 pikë të grumbulluara, me Lorientin që pozicionohet në vendin e fundit me 12 sosh.