Basketbollistët e New Orleans Pelicans ishin afër befasisë në ndeshjen e dytë të play-off-it në Auckland ndaj Golden State Warriors , por skuadra më e mirë në pjesën e rregulltë të kampionatit me sukses i zhvilloi 12 minutat e fundit dhe avancoi serinë 2:0, pas fitores së dytë (97:87).
Fitoren e dytë në shtëpi e shënoi edhe Chicago Bulls ndajMilwaukee Bucks (91:82).
Në “Oracle Arena”, Pelicans avancuan gjatë çerekut të parë deri në 13 pikë, mirëpo në 12 minutëshin e dytë Warriors ishin shumë më efikas dhe në pushim shkuan me tri pikë epërsi (55:52).
Pesë minuta para fundit të takimit, mysafirët u afruan në vetëm dy pikë (88:86), por deri në fund shënuan vetëm edhe një pikë dhe humbja e dytë ishte e pashmangshme.
Klay Thompson për ekipin fitues shënoi 26 pikë, Stephen Curry (9/21 gjuajtjet nga loja) katër më pak.
Në radhët e New Orelansit, me 26 pikë dhe 10 kërcime u dallua Anthony Davis.
Butler bombardoi koshin e mysafirëve
Chicago Bulls gjithashtu ka avancuar serinë çerekfinale të Konferencës së Lindjes me 2:0 ndaj Milwaukee Bucks. “Demat” fitoren e siguruan në fillim të periudhës së katërt kur deficitin prej tre pikëve e shëndërruan në plus dhjetë, pas serisë impresiveprej 13:0.
Sërish u shqua me efikasitet Jimmy Butler, i cili pas 25 pikëvenë ndeshjen e parë, arriti rekordin personal prej 31 pikëve, ndërsa 14 sosh i shënoi në çerekun e fundit, duke qenë jashtëzakonisht efikas (4/5 për dy dhe 3/3 për tri pikë).
Derrick Rose të 15 pikët e tij i shënoi në pjesën e dytë.
Demat e fituan betejën në ajër (64:48), ndërsa dominuan Noah me 19 dhe Gasol me 16 kërcime.
Në ekipin e Milwaukee u dallua Khris Middleton me 22 pikë.