Fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë 24 mijë euro për mbulimin e sigurimit shëndetësor për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale (NjSO).
Këtë e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi. Ai ka thënë se me këtë shumë do të mbulohet sigurimi shëndetësor për periudhën 12 mujore.
“Fondacionin Golden Eagle ndan 24 000 euro për Policinë e Kosovës. Fondacioni Golden Eagle ndan 24000 euro për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale (NJSO) për periudhën 12 mujore”, ka shkruar Palushi në Facebook.