Vdekja e tij i ka prekur të gjithë, e posaqërisht ata të cilët e njohën nga afër Demaçin.
Përmes një postimi të publikuar në Instagram, reperi nga Presheva, Gold Ag ka shprehur ngushëllimet e tij.
“Zoti të mëshiroftë baca Adem, ti do të mbetesh emër dhe simbol i heroizmit e sakrificës.Zoti të shpërbleftë me Xhenet e inshaAllah na ke bo hallall që s’ta kemi ditë vlerën sa duhet”, shkruan ai.
Ndryshe, Adem Demaçi, krahas krijimtarisë letrare, ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar.

















