Reperi i shumë folur Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi ka shkruar vargje kundër aktit terrorist të “bishës” Lavdim Muhaxheri, i cili ekzekutoi një fëmijë sot.
Gold AG i cili është edhe haxhi dhe jemi mësuar shpesh ta dëgjojmë për me këngë që ia kushton Allahut, në faqen e Gazetës Express ne Facebook ka postuar një poezi që e kritikon Lavdimin dhe i thotë “pse ske këtu me rujt vatanin a e ke lexu najher Kur’anin”.
A do të bëhen këto vargje këngë kjo mbetet të shihet.