Reperi Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG e ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Kësaj radhe ai ka vendosur t’i këndojë qytetit të Suharekës dhe pikërisht kështu e ka titulluar edhe këngën.
Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë vetë reperi ndërsa me orkestrim është marrë Alban Furtuna.
Theksojmë se kënga vjen e realizuar edhe me videoklip të veçantë. Ndryshe gjatë këtij muaji ai do të publikojë edhe disa këngë të tjera të cilat veçse i ka paralajmëruar.