Gold AG përkujton babanë me fjalë prekëse

E publikuar: 22/11/2017 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur Gold AG së fundmi ka emocionuar të gjithë fansat e tij me një postim që ka bërë për babanë e tij, transmeton Gazeta Express.

Një orë më parë Goldi në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet te varri i babait.

“Krejt nëse m’harrojnë unë vi babë për ty”, ishin fjalët prekëse që kishte lënë Goldi sipër fotografisë.

Komente të shumta ngushëllimi kishin shkruar shokët e tij duke i thënë se do të jenë gjithmonë pranë Goldit. 

Goldi sa herë që kujton babanë, gjithmonë vjen me vargje tejet prekëse./Gazeta Express/