Gold Ag nuk është me nënën në Arabi, ja me kë ka shkuar (Foto)

E publikuar: 09/01/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag po qëndron këtyre ditëve në Arabinë Saudite. Në disa media është raportuar se ai është i shoqëruar me nënën e tij, mirëpo nuk po del të jetë ashtu.

Në një foto të siguruar nga “Indeksonline”, Gold Ag shihet i shoqëruar me autorin, producentin e njohur Kreshnik Avdiun, imamin Xheladin Faziun si dhe studentin e masterit në Medine, Mërgim Jakupin.

Shkuarja e tyre në Arabi është me rastin e “Umrah”-s, që simbozlion vizitën e dy vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës jashtë kohës së haxhit.