Gold Ag i del në mbrojtje Shefqet Krasniqit!

E publikuar: 01/08/2016 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur, Gold Ag, i ka dalë në mbrojtje indirekte imamit Shefqet Krasniqi, i cili nxiti reagime të shumta me deklaratën e dhënë për femrat që shkojnë në deti, që i quajti prostituta.

Gold Ag në një shënim në Facebook ka theksuar se sikur të sulmoheshin tradhëtarët aq shumë sa sulmohen hoxhallarët, sipas tij, Shqipëria nuk do të vuante nga shqiptarët.

“Me ju gjujt tradhtarve sa po i gjuhen hoxhallarve / Kurr skishte me hek Shqipnia prej “shqiptarve”, ka shkruar ai në Facebook.