Reagimi i trajnerit të Alaves, Luis García Plaza pasi skuadra e tij pësoi një gol nga Real Madridi në kohën shtesë, u bë hit total në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, trajneri nuk mundi të pajtohej me faktin se skuadra e tij pësoi gol në minutën e 92-të nga Reali numerikisht më i dobët, i cili kishte një lojtar më pak lojtarë nga minuta e 54-të.
Absolute head loss from the Deportivo manager 😂
Conceded a last minute goal to lose 1-0 to 10 men Real Madrid 🫣pic.twitter.com/NLiXeqASlK
— The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) December 21, 2023
Ai goditi pajisjen me ujë, tërhoqi xhaketën e një futbollisti të skuadrës që qëndronte në stol.
Real Madridi me këtë fitore u ngrit në krye të tabelë, nga 45 pikë së bashku me Gironan. Nga ana tjetër, Barcelona është e treta me 38.
Lucas Vazquez ishte heroi i Real Madridit, duke shënuar golin e fitores 0:1 në minutën e dytë shtesë.