Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) konsideron se marrëveshja e arritur sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global do të bllokojë Kosovën për 40 vitet e ardhshme në prodhimin e energjisë me bazë linjitin.
Rinora Gojani nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), tha se kjo marrëveshje nuk është në të mirë të zhvillimin të Kosovës.
Sipas saj në këtë marrëveshje ka qene një proces jo-transparent dhe të fshehtë. “Do ët ketë rritje të çmimit të energjisë, do të ketë thellim të varfërisë energjetike, i izolimit dhe i degradimit të mëtejmë të mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe varfërimit të buxhetit familjar të qytetarëve të Kosovës”, tha ajo sot në RTK.
Ajo tha se “Contour Global”, ka vetëm 30 % të investimeve. Gojani tha se do të jetë proces i gjatë.
“Ne kërkojmë të bëhet publike se çka është nënshkruar sot nga Qeveria e Kosovës dhe kompania Contour Global. Në fakt është dashur të ketë debate publike për këtë”, theksoi ajo.


















