Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pretendon se Kosova po e mendon të anulojë transaksionin e pagesave me Serbinë qëndrore.
Vuçiq këto pretendime i ka bërë në Davos të Zvicrës, atje ku do të marrë pjesë në Forumin e Davosit.
Ai tutje ka shtuar se Kosova është duke e menduar edhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.
“Puna ime si president i Serbisë është të shqetësohem, por njoftimi që morëm nga Prishtina për anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve, bastisjen e Bankës së Kursimeve Postare në provincën jugore të Serbisë, jo vetëm që na shqetëson, por vë në pikëpyetje të gjithë dialogun e proceseve të normalizimit dhe gjithçka tjetër.” – tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq nga samiti në Davos.
Vuçiq tutje ka shtuar se këto veprime vënë në pikëpyetje të gjitha proceset, shkruan TV Pink.