Pas lajmeve jo edhe aq të këndshme për raportimin dhe sidomos raportin në Kongresin Amerikan nga miku i Kosovës Diuguardi për Hashim Thaçin dhe sistemin e tij qeverisës vjen edhe një lajm i pakëndshëm për këtë të fundit. Në fakt është më shumë se një lajm. Edhepse kohëve të fundit dhe sidomos këtë vit Thaçi është rikthyer në opinionin gjerman përmes intervistave që kishin dhe kanë të bëjnë me morinë e azilkërkuesve kosovarë në Gjermani- prezantime mediale këto të aranzhuara për Thaçin kryeisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin dhe të cilat janë pikë në oqeanin e raportimeve negative për të në rajonin gjermanofolës, nuk është kurrfarë sekreti që qoftë Qeveria e Gjemanisë ashtu edhe mediat gjermane vazhdojnë që në Thaçin dhe punën e “punën” e tij politike të kenë më shumë se dyshime.
Fakti që Thaçi në dy mandate sa ishte Kryeministër nuk arriti të pranohej nga Angela Merkel por kjo u bë vetëm në Samitin Ballkanik verën e kaluar kur në Berlin qëndruan të gjithë burrshtetasit e Ballkanit, dhe fakti që mes njohësve dhe analistëve gjermanë megjithatë në Thaçin shihet “gjeneratori” i keq-qeverisjes në Kosovë, bëri që ai të qëndronte në Berlin vetëm 3 muaj pasi mori postin e tij si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Lajmi i pakëndshëm për Thaçin është që Ministstri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Steinmeier, në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (diplo.de) pasi raporton gjerësisht për vizitën e tij Beogradit dhe Prishtinës- me asnjë fotografi nuk e shënon takimin me Thaçin. E për dallim prej tij, aty janë takimet e tij me Vuçiqin dhe Daçiqin në Beograd por edhe Jahjagën e Mustafën në Prishtinë. Për më tepër vet takimi me Thaçin është shënuar me dy fjali të shkurtëra. Tërë kjo mund të shihet në raportin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë këtu.
Duket që diplomatët e tij në Berlin e gjetiu në Gjermani por edhe spin doktorët e Prishtinës- ende s’e kanë informuar shefin e tyre Thaçin që ai është larg, tepër larg riparimit të marrëdhënieve me Berlinin zyrtar. /Gazeta Blic