Godet prishtinasja: E dua të fejuarin, por e tradhtoj çdo natë

E publikuar: 29/03/2015 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jam një femër 31-vjeçare, e fejuar qe një vit me djaloshin të cilin e desha dhe e dua ende. Por, ka disa muaj që e tradhtoj pothuajse çdo natë me fqinjin, e cili ndodhet vetëm një kat mbi banesën time.
E, si erdhi te ajo që unë, e fejuar dhe të bëjë dashuri me fqinjin tim, lexoni në vazhdim…

Jam Y., nga Prishtina, 31-vjeçare. Ka tri vjet që jam në lidhje me djaloshin që e desha dhe e dua ende. Para një viti edhe u fejuam dhe çdo gjë shkoi si është më së miri, derisa një ditë, para nja tre muajsh, gjërat ndryshuan… Gjithçka nisi kur një mbrëmje në derën time u dëgjua një trokitje e lehtë. Dhe, kur hapa derën, përballë meje ishte fqinji im, i cili edhe banon një kat më lart se unë. Më luti që ta lejoja të hynte brenda, për pak çaste, që të punonte diç në kompjuterin tim, sepse, sipas tij, kompjuteri i tij i ishte prishur e kishte me e përcjellë një material me internet gjithsesi.
Gjithçka filloi aty për aty…
“Unë lejova fqinjin që të përdorte kompjuterin kur i fejuari im, që punon si shofer në një firmë të madhe, ishte në punë. E lejova atë dhe i ofrova një kafe dhe punoi në kompjuter për më shumë se një orë. Rreth orës 10 ai përfundoi punën, më falënderoi dhe me puthi në faqe. Pastaj, u ul pranë meje dhe filluam të putheshim. U ndjeva aq mirë sa nuk mund t’i thosha që të ndalej. Ndjehesha shumë fajtore, por nuk mund ta mohoj se e doja çdo minutë të atyre çasteve”, rrëfen ajo që theksoi se pas kësaj vazhdoi pothuajse përnatë kur i fejuari i saj ishte në punë.
“Takimi im me fqinjin u kthye në seancë të rregullt, kur i fejuari im punonte në ndërrimin e dytë. Seksi ishte shumë i mirë, ndoshta pasi që e dinim se nuk kishim asgjë më shumë përveç seksit. Kam një lidhje të mirë me të dhe e dua shumë, por kur ai punon ndihem shumë e vetmuar”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka frikë se mos kapet dhe përfundon në lot. Sepse, të fejuarin e do dhe dëshiron edhe të martohet me të, por as pa “dashnorin” nuk po mundet…
Dhe, sa do i zgjasë kjo, mbetet të shihet. Por, në një gjë është e sigurt: me fqinjin në seks po ndihet më mirë se me të fejuarin…/Y/Kosovarja/