Godet policin me çelësa pasi gjobitet për kundërvajtje në trafik

E publikuar: 06/07/2023 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 08:30, një person në Prizren është dërguar në ndalim policor për 48 orë, pasi i ka ofenduar zyrtaret policorë e më pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës.

Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari e kishte goditur njërin nga policët me çelësa.

Kjo ndodhi në shenje pakënaqësie nga ana e të dyshuarit pasi patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit e kishin gjobitur për kundërvajtjen e kryer.

Rasti është nen hetime.