Godet policët dhe veturën e tyre, i dyshuari nga Mitrovica e Veriut ik në këmbë nga vendi i ngjarjes

E publikuar: 14/01/2024 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Mitrovicën e Veriut mbrëmë me veturë i ka goditur dy zyrtarë policorë, si dhe veturën e tyre, kjo pasi nuk ishte ndalur dhe ata i goditi gjatë ikjes.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.” – thuhet në njoftim.