Godet Milaim Zeka: A thua Tito me çka e ka hangër bukën?!

E publikuar: 07/03/2016 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka komentuar sot ne llogarine e tij ne Facebook, reagimin e mediumeve ne Kosove lidhur me viziten e Presidentit te sapozgjedhur Hashim Thaçi bërë nje gjelltoreje ne Prishtine.
Gazetari Zeka, ironizoi me kete fakt, duke bere krahsime me ish udheheqesin jugosllav Tito, transmeton Infosot.

Ja çka shkroi ne profilin e tij gazetari Zeka:

A thua Tito me cka e ka hanger buken?!
Po Hasha me cka po e han?!
Sot, mediat tona, pothuajse te gjitha raportuan per viziten e Thacit me nje gjelletore, ku si student paska ngrene buk.
Me thane te drejten, ky lajm hiq nuk me la pershtypje, perpos qe ja ndjeva eren e pasulit, ngase akoma nuk kam ngrene mengjes. Mirepo, lajmi me qoi diku mbrapa, tek rinia ime: Per shkak te fukarallekut, njerezit e lagjes time, shpesh thoshin: A thu me cka e hane buken Tito?! A ka me ngjy ndonje trohe sheqer? Pekmez garant nuk ka. Per mjalte jo se jo, sepse ashte lux.
tash shume po na brengos puna e zotit president, se ne cilen gjelltore po han, e cka po han. Une po ju them nje dicka: Nje popull qe ka vuajtur 2000 vjet per kryp, sheqer, gaz, edhe dicka tjeter, qe nuk po mundem me thane, ngase ju kam premtu shume njerezve qe nuk do te perdore fjale “banale”, besoni qe shtet nuk mundet me ba.
Po nesje, ishalla Hasha po e ngjyne pak ne sheqer, te pakten ai le te knaqet, se ne te tjeret nuk kemi rendesi ne kete bote. Kur lideret politike jane mire, edhe ne jemi mire. Kur deputetet i kemi mire, edhe ne jemi mire. Kur opoziten e kemi mire, edhe ne jemi mire.
Mu per kete jemi shpalle populli me optimist ne Europe…