Glik zëvendësues i De Vrijt te Lazio

E publikuar: 27/03/2018 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se Lazio dëshiron qendërmbrojtësin e Manacos, Kamil Glik.

Polaku do të jetë zëvendësues i Stefan de Vrij, i cili do të largohet verës i lojtar i lirë.

Holandezi pritet t’i bashkohet Interit dhe kjo ka bërë që drejtori sportiv Igli Tare të fillojë kërkimet për një mbrojtës.

Kamil Glik duke festuar golin ndaj Atalantas sa ishte pjesë e Torinos (Foto: Getty Images)

Sipas Il Messaggero, emri i fundit në listën e Tares është Glik, që futbollin italian e njeh shumë mirë pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos.

Monaco edhe mund të pranojë shitjen e tij, por jo për një shifër për më pak se 15 milionë euro.

Glik shquhet për lojën në ajër si në fazën mbrojtëse edhe atë sulmuese.

Në 26 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon polaku ka shënuar tre gola. /Telegrafi/