Gliha fajëson gjyqtarin për humbjen: Penallti per ata, jo për ne

E publikuar: 13/09/2023 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Primozh Gliha

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultatt 2:0 kundër Rumanisë duke humbur gjasat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Primozh Gliha.

Gliha tha se nuk ishte ndeshje e zakonshme.

Ai i fajësoi dhe referët për mosgjykim fer.

“Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”, tha Gliha.

“Penallti për ata, penallti jo për ne. Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë”, shtoi ai.

“Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu. Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët, nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Kriteri i referëve ishte problemi. Duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”, deklaroi mes tjerash përzgjedhësi i Kosovës. /Klankosova.tv