Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet në Parlamentin e Kosovës, Glauk Konjufca, është dërguar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku bashkë me aktivistë të tjerë të partisë së tij do të gjykohen për ngjarjet e gushtit 2009 gjatë të cilave ishin dëmtuar disa automjete të EULEX-it.
ara gjykatës nënkryetarin e Vetëvendosjes e ka sjellë policia. Sipas fotografive të KALLXO.com, Konjufca shihet i ulur në rreshtin e parë të ulëseve në gjykatë dhe duket i buzëqeshur.
Glauk Konjufca është në mesin e 27 aktivistëve të Vetëndosjes ndaj të cilëve sot do të duhej të zhvillohej seancë gjyqësore.
Glauk JKonjufca aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak si i dyshuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.


















