Glauk Konjufca infektohet me COVID-19

E publikuar: 26/01/2022 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është infektuar me virusin COVID-19.

Lajmin për infektimin e tij me koronavirus e bëri të ditur nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Ajo deklaroi se kjo është arsyeja që Konjufca mungon sot në seancën ku pritet votimi i rezolutës për pagat në sektorin publik.

Duhet përkujtuar që ditë më parë ishte deputeti i VV-së, Driton Hyseni i cili njoftoi se është infektuar me koronavirus për herë të dytë.