Scott Carpenter ishte gjendur në pyjet e Tennessee, SHBA, kur ndjeu se diçka po e shikonte atë.
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, i frikësuar dhe i pasigurt se çfarë mund të jetë, ai nxori telefonin e tij për të regjistruar.
Sipas tij, pamjet tregojnë momentin kur një kafshë e panjohur – rreth 2 metra e gjatë – ngrihet mbi këmbët e saj të pasme.
Bisha pastaj afrohet thuajse një metër larg nga burri, para se të vendoste të largohej.
Ai pretendon se bëhet fjalë për një kafshë mitike të quajtur Dogman (Burri-qen). /Telegrafi/