Gjyshet u mësuan të vizatojë grafitë me sprei, si pjesë e një festivali (Video)

E publikuar: 20/04/2019 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festivali Nuart Aberdeen që është zhvilluar në Skoci, ka mbledhur edhe disa pjesëmarrëse të pazakontë.

Në punëtoritë e këtij aktiviteti, për tri ditë kanë qenë edhe 16 gjyshe, që mësuan se si të vizatojnë grafitë me sprei, transmeton Telegrafi.

Me të përvetësuar këtë art, ato dolën në rrugë dhe i ilustruan disa prej mureve që ishin ndarë për këtë art.

“Vizatova disa zemra në letër, pastaj i ktheva në ilustrime në mur. Kjo për shkak se kam pasur transplant në zemër” ka thënë një prej pjesëmarrëseve.

Kjo është e hera e parë që zhvillohet projekti Lata-65 Young At Art, që planifikohet të zhvillohet edhe në pjesë tjera të Britanisë së Madhe.

Nëpërmjet këtij projekti, po bëhen përpjekje që të aktivizohen të moshuarit, që zakonisht nuk merren me ndonjë aktivitet dhe janë dashamirës të artit. /Telegrafi/