Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin turk, ku në ndeshjen Ankaragucu – Rizespor, gjyqtari i takimit Halil Umut Meler është goditur me boksa e shqelma.
Drejtuesit e futbollit turk kanë pezulluar të gjithë ndeshjet në të gjitha ligat për një kohë të pacaktuar, pasi gjyqtari Halil Umut Meler u bë për spital nga presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca.
Koca hyri në fushë dhe e goditi gjyqtarin pasi ekipi i tij, Ankaragucu, pranoi golin e barazimit në minutën e 97-të nga ekipi Super Ligës së Turqisë, Caykur Rizespor.
“Ky sulm është një natë turpi për futbollin turk. Ndeshjet në të gjitha ligat janë shtyrë për një kohë të pacaktuar”, tha kryetari i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, shkruan BBC.
Në lidhje me ngjarjen e tmerrshme ka reaguar ehe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, i cili incidentin e quajti “krejt të papranueshëm” dhe se sipas tij dhuna s’duhet të ketë vend në sportin e futbollit.
“Pa zyrtarë të ndeshjes nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafi duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën dhe u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe respektohet rreptësisht në të gjitha nivelet”, tha Inantino.
Gjyqtari Halil Umut Meler është një nga më të mirët e Turqisë i cili po ashtu ndan drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare të FIFA-s dhe gjithashtu është në listën e elitës së arbitrave të UEFA-s.