Gjyqtari, Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 10/12/2024 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kanë zgjedhur në takimin e sot, gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, transmeton klankosova.tv.

Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.