Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në vitin 2014 zbardhi deklaratat e pasurive të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mes tyre ishte edhe pasuria e anëtarit të saj kohe, Shkëlqim Mirit.
Sipas deklaratës së ILDKP-së, deri në vitin 2014 rezultonte se Shkëlqim Miri kishte prenotuar në vitin 2009 një apartament dhe gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2013, kishte shlyer 6 mijë euro, shkruan “Panorama”.
Atij i kishte ngelur ende pa paguar edhe 11 mijë euro. Të ardhurat e Mirit për 2011-n kanë qenë 1.2 milion nga Gjykata e Apelit, 1117 mijë lekë nga pjesëmarrja në mbledhjet e KLD-së dhe 717 mijë lekë të ardhurat e bashkëshortes në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Pasuria e deklarimit fillestar në 2004 ishte:
Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):
Kursime në vlerën 400 000 lekë;
Automjete: Nuk zotëron;
Sende me vlerë: Nuk zotëron;
Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;
Dhurata: Nuk zotëron.
Kjo është deklarata e fundit që është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.