Lajmet

Gjyqësia e Kosovës ende ka nevojë për EULEX-in

06.04.2016 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Kryetari i Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, ka pritur sot një ekip ekspertësh nga Britania e Madhe, të përbërë nga Anthony Welch dhe Maureen Brown, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të bërë rishikimin e punës së EULEX-it dhe të deleguarve nga Britania e Madhe, para vazhdimit eventual të një mandati shtesë për këtë mision.

Me këtë rast, kryetari Hasani, falënderoi shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, në veçanti për gjyqësorin. Sa i përket misionit të EULEX-it, kreu i Supremes, e vlerësoi si shumë më të avancuar këtë mision, krahasuar me misionin paraprak, atë të UNMIK-ut. Megjithatë, ai theksoi se ende kemi nevojë për mbështetje ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Por, meqë po themelohet Dhoma e Specializuar, e cila do të merret me rastet e krimeve të luftës, mendoj se vendorët kanë kapacitete për t’i gjykuar rastet tjera. Rolin e EULEX-it, në të ardhmen, më shumë do ta shihja në procesin e integrimit të veriut të vendit, si një mision me një format të kufizuar në kompetenca dhe kapacitete”, u shpreh kryetari Hasani.

Lidhur me pyetjet e ekspertëve britanikë nëse një mbështetje e EULEX-it nevojitet edhe për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prof. Ass. Dr. Hasani, pohoi se në këtë drejtim, ky mision mund të transformohet në një gjykatë mobile të EULEX-it, dhe eventualisht të veprojë në rastet sensitive, kur vlerësohet mundësia e ndikimeve nga jashtë.

Para përfaqësuesve britanik, kryetari Hasani potencoi nevojën e koncentrimit në profesionalizëm dhe cilësi e jo vetëm në numra. Këtë aspekt ai e shtroi, jo vetëm për gjyqtarët e EULEX-it, por edhe për ata vendorë, duke shtuar se gjyqësori ka nevojë për rritje të profesionalizmit, llogaridhënies së prokurorëve dhe gjyqtarëve, në mënyrë që të vërehen rezultatet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë