Gjykimi në Hagë ka hyrë në fazën finale. Prokuroria të hënë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për ish-krerët e UÇK-së.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar pjestari i familjes Jashari, Bekim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar se me shqetësim të madh po ndjek pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare.
Sipas tij, të gjitha këto akuza janë vazhdimësi e gjithë propagandës serbe.
“Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i tij:



















